Atentatet kanë tronditur sërish qytetin e Vlorës. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në rrugën “Hajko Çakërri” pranë Poliklinikës së qytetit u qëllua për vdekje Gëzim Sinomati, 22 vjeç.

Mësohet se i riu po qëndronte në ballkonin e shtëpisë, ku u godit me snajper nga autor të paidentifikuar. 22-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Sakaq, mësohet se Sinomati kishte ardhur në Vlorë për pushime pasi jetonte në Belgjikë.

2 vitë më parë i kanë bërë një atentat xhaxhait të tij. Policia deri më tani ka shoqëruar në Komisariat 10 persona të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

Më vonë gjatë mbrëmjes, u gjet një automjet tip “BMW” i djegur plotësisht në lagjen “24 Maji” në Vlorë, që dyhohet se mund të jetë përdorur nga autorët e krimit.

Vlorë/Infomacion shtesë

Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç.

Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.

Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve, thuhet në informacionin shtesë të policisë.