Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi që ka ndodhur ndaj ushtarakëve shqiptarë që ruanin territorin e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh.tre shtetas të dyshuar rusë dhe 1 femër ukrainase kanë tentuar të hyjnë brenda perimetrit të godinës me aparate fotografike dhe harta në duar.Edhe pse në Uzinën e Armëve në Grmash nuk mund të hysh pa leje të posaçme nga autoritetet, pasi në ndodhen objekte dhe armë të rëndësisë të veçantë që ruhen nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, grupi në fjalë pas disa ditësh vrojtime ka marrë hapin e guximshëm.

Në hetimet për ngjarjen është përfshirë Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Informativ Shtetëror, pasi dyshohet se këta shtetas të huaj kanë ardhur me mision në Shqipëri.

Ndërkohë, ushtarakët e palgosur janë shtruar në spitalin e Traumës.