Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme (28 tetor) në Tiranë, në ambientet e një lokali.
41-vjeçari, Filip Shehu pas një konflikti banal ka varë me thikë kolegun e tij, kuzhinierin, Indrit Ismaillarin, 34-vjeç.
Ismaillarin u godit nga picieri tri herë me thikë, njëherë në qafë dhe dy herë në bark, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.
Autori Filip Shehu u arrestua nga policia. Ai ka deklaruar para policisë se e goditi pasi bullizohej shpesh nga kolegu i tij.






