Policia e Tiranës ka sekuestruar 1 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa në pranga janë vënë 2 të rinj.

Operacioni i koduar “Fam Fanz”, arrestoi në flagrancë Klaudio Serjani, 24 vjeç, dhe Euxhenjo Manushi, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Kastriotët”, automjetin me drejtues shtetasin K. S., dhe pasagjer shtetasin E. M. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K. S., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë”, bën me dije policia.

Lënda narkotike, e cila kap vlerën e 270 mijë eurove në treg, së bashku me një shumë parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Top Channel