Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i turkut Faruk Fatih Ozer ditën e sotme në Vlorë.
Burime nga prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se shtetasi turku Fatih Ozer ka qenë nën përgjim për rreth 10 ditë.
Sakaq mësohet se ai jetonte prej disa muajsh në lagjen 5 Maji në Elbasan.
Ai u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe më vendin tonë.
Kompania përmes të cilës vepronte Ozer shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Ozer i ishte shpallur në kërkim nga autoritetet turke në prill 2021 për mashtrim me pasoja të rënda përmes skemës së kriptomonedhave.