Krijesat e Detit të Kuq mund t’i mbijetojnë ndotjes lokale, por kurrë një anije 45-vjeçare të fundosur e të mbushur plot me vaj.

Shkencëtarët ngrenë alarmin për mospërballim të situatës. Që kur Irani dhe Arabia Saudite shpërthyen në luftë, Jemenit, shteti që e zotëron anijen, nuk iu lejua ta prekte qoftë dhe për riparim.

Kombet e Bashkuara nuk bëjnë dot negociata me forcat rebele për ndërhyrje po ashtu. Dhe sipas ekspertëve, është çështje kohe përpara se 34 rezervat e vajit të fundosen në det dhe të shpërndajnë vajin në një sipërfaqe katër herë më të madhe se ajo e katastrofës së Exxon Valdez në 1989.

Gjiri Arabik është nga më i pasuri në botë sa i përket ekosistemeve dhe koralet e tyre i kanë rezistuar temperaturave dhe acidifikimit të oqeanit. Një shpërthim i këtyre përmasave është katastrofik dhe e pazëvendësueshëm.

Fakti që pritet të ndodhë në dimër po ashtu i tremb shkencëtarët sepse do të jetë më e vështirë për ta pastruar detin dhe shpërhapja do të jetë më e madhe.