Nëse konsumoni mjaftueshëm ujë ju mund të nxirrni nga trupi toksinat duke ndihmuar metabolizmin.
Janari është muaji i fillimeve te reja, gjithashtu dhe i pastrimit të organizmit.
Për shkak të fundviteve të cilat zakonisht janë të ngarkuara me ushqime dhe shumë pushime të cilat mund të ndikojnë shëndetin.
Meqenëse mund të themi se pak nga pak po kthehemi ne normalitet është mirë ta përgatisni edhe organizmin për këtë rifillim.
AgroWeb ju sugjeron 5 mënyra natyrale se si të bëni detoks fare thjeshtë në shtëpitë tuaja.
Pini më shumë ujë
Mund të duket shumë e thjeshtë, por uji është një nga aleatët tuaj kryesorë në këtë mision.
Nëse konsumoni mjaftueshëm ujë ju mund të nxirrni nga trupi toksinat duke ndihmuar metabolizmin.
Kur konsumoni ujë qëndroni të hidratuar dhe mbani larg sëmundjet, lodhjen dhe peshën e tepërt.
Provoni të konsumoni 8 gota ujë në ditë ose më shumë nëse organizmi juaj e lejon.
Ushtrohuni
Aktiviteti fizik dhe festat shpesh nuk shkojnë krah më krah mr njëri tjetrin, por tani është periudha perfekte për të nisur.
Ushtrimet ju ndihmojnë të largoni stresin, diabetin e tipit 2, isheminë e një sërë sëmundjesh të tjera.
Kur ushtroheni ulni me 50% rrezikun e prekjes nga sëmundjet kronike. https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=228&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE
Prandaj filloni pak vrap, ecje, kërcim apo fitnes.
Mjafton të nisni me 150 minuta aktivitet në javë.
Hani supë
Supa është receta e shëndetit dhe e shijes së mirë.
Në këtë periudhë të ftohtë të dimrit, supa ju mban të ngrohtë dhe ju ndihmon të hidratoheni.
Përgatisni supa të ndryshme me lëng mishi, perime dhe erëza për të marrë të gjitha vitamimat e duhura.
Pini çaj jeshil
Hiqni dorë nga kafja dhe pini më shumë çaj jeshil.
Kjo pasi konsiderohet si një nga pijet më të shëndetshme në planet.
Çaji jeshil përmban antioksidantë, kafeinë dhe ushqyes që janë miqësore me organizmin.
Në këtë mënyrë do të luftoni lodhjen e do të ndiheni të shëndetshëm.
Hani shëndetshëm
Sigurisht që kryesorja në të gjithë regjithmet është ushqimi i shëndetshëm.
Mundohuni të konsumoni vitamina, minerale dhe vetëm ushqime të përgatitura nga vetë ju.
Largoni për disa kohë brumin, yndyrnat e tepërta, kripën dhe sheqerin.
Konsumoni shumë sallatë dhe ushqime që përmbajnë lëngje.
Në këtë mënyrë do të arrini detoksin e dëshiruar. /AgroWeb.org