Ali Zili është autori i dyshuar i vrasjes së dyfisht (nuse e vjehërr) në banesën e tyre në Devoll.

Burimet bëjnë me dije se autori është emër i njohur për policinë, pasi rezulton të jetë me precedent penal të mëparshëm. Sipas policisë dyshohet se autori 36-vjeçar, banues në fshatin Progër ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen.

Trupat e pajetë të Fatime Bamit 60 vjeç dhe të vjehrrës së saj Bukurie Bami 80 vjeç u gjetën në banesë mesditën e sotme rreth orës 15:15 nga kryeplaku i fshatit Progër të Devollit.

Policia Devoll: 
Policia identifikon dhe kap në kohë rekord, autorin e dyshuar të vrasjes së dy shtetaseve në fshatin Progër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se në fshatin Progër, Devoll, ishin gjetur të pajeta dhe me shenja dhune në banesën e tyre shtetaset F. B., dhe B. B., menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. Z., 36 vjeç, banues në fshatin Progër.

Ky shtetas dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e viktimave dhe kur ka hasur në rezistencën e tyre, i ka dhunuar ato me sende të forta duke ju shkaktuar vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fax