Donald Zane, një nga personat që ka dëshmuar në gjyq për vrasjen e Pjerin Xhuvanit është vënë në pranga. Mësohet se Zane është arrestuar një ditë më parë në sallën e gjyqit pasi dyshohet se ka dhënë dëshmi të rremë.
Donald Zane është shok i ngushtë i Mehmet Grecës dhe ndodhej në të njëjtën makinë me të, kur Greca u ndalua nga Struktura e Mbrojtjes së Votë, grup i ngritur nga Partia Demokratike, ku bënte pjesë dhe i pandehuri Arbër Paplekaj.
Kujtojmë se me herët është arrestuar dhe një tjetër dëshmitar. Bëhet fjalë për Miles Kurtin, i cili akuzohet se ka dhënë deklarata kontradiktore me synim pengimin e hetimeve nga gjykata, ndaj është vendosur dhe masa e arrestit për të.
Sakaq në gjykatën e Elbasanit eshte duke u zhvilluar procesi gjyqesor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ku ende nuk ka perfunduar procesi i marrjes ne pyetje te deshmitareve