Komisioni i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi vendimin për gjyqtarin e Apelit Tiranë, Gramoz Levanaj, të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka përjashtuar me 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

etë Levanaj kishte dhënë dorëheqjen për tiu shmangur Vettingut, kërkesë e cila ishte pranuar nga KPK, e cila kishte vendosur përjashtimin e tij për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, vendim i cili u la në fuqi dhe nga KPA.

Gramoz Levanaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar përgjatë një dekade si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Kurbin. Prej vitit 2010, Levanaj e ushtronte funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës, deri në momentin e dorëheqjes së tij në 2020-tën.

Njoftimi i KPA:

Njoftim vendimi. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.25/2021, datë 11.05.2021, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Gramoz Levanaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 365, datë 14.04.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 365, datë 14.04.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Gramoz Levanaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 06.07.2021.

Fax