Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj ka reaguar pasi ka dhënë dorëheqjen, duke marrë përgjegjësi për humbjen në zgjedhje. Gjemarkaj kërkon që të bëjë një hap pas si Lulzim Basha edhe Sali Berisha.
Agron Gjekmarkaj“Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj. Të bëjë një hap pas SB dhe LB. Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi.Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD”./abcnews.al