Pas dorëheqjes nga kryesimi i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha u ka dërguar një mesazh bashkëpunëtoreve të tij.

“Kënaqësi të ju shërbeja, edhe pse nuk arrita t’ju zgjidhja të gjitha hallet. Faleminderit dhe më ndjeni që po e lë këtë rrugëtim në mes, por sinqerisht për mua ka qenë privilegj dhe kënaqësi t’ju shërbeja.

Ju uroj më të mirën juve dhe familjeve tuaja, me shumë respekt, Ermali.”-shprehet Dredha në mesazhin e tij.

Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023. Në atë kohë ai zëvendësoi Dritan Lelin.

Dorëheqja vjen  pas kritikave nga kryeministri Edi Rama. “Si mund të merren në punë në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit, si mundet kjo Ermal. Kadastra e Vlorës është simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori aty s’është ndërruar një por 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjithë burimet e krahut kemi kaluar nga krahut tjetër të marrim. Të vihen njerëz jashtë profilit është e papranueshme”, kanë qenë këto kritikat e Ramës për Dredhën gjatë muajit korrik.