Një problem shqetësues prej ditësh ka alarmuar autoritetet në Korçë pasi vajza minorene po shantazhohen në rrjetin social Instagram nga një faqe anonime. Mësohet se prej disa ditësh vajza të moshës 14-16 vjeç shantazhohen dhe denigrohen në Instagram. Sipas inofromacioneve faqja anonime poston çdo ditë emra, foto dhe video vajzash bashkë me adresat e tyre të banimit dhe të dhëna të tjera, me qëllim denigrimin e tyre.
Vajzat të cilave u janë publikuar të dhënat kanë bërë kallëzim por ende autoritetet nuk kanë arritur të identifikojnë autorin ose autorit e këtij akti shqetësues. Vajzat kanë denoncaur rastet e tyre ndërsa kanë bërë me dije se ka vajza që kanë dëmtuar veten pasi iu është nxjerrë emri apo fotoja aty.Faqja krahas publikimeve, videove dhe fotove iu shkruan këtyre vajzave duke ju kërkuar foto dhe video e duke i kërcënuar se në rast se nuk iu dërgojnë, do të publikojnë të tjera që i kanë siguruar në rrugë të ndryshme.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)