Ka shkuar në 66 numri i viktimave si pasojë e reshjeve musonike dhe përmbytjeve të shkaktuara prej tyre që kanë përfshirë prej disa ditësh Indinë.
Reshjet kanë shkaktuar shembje urash dhe bllokim rrugësh, me pasojë izolimin e zonave të ndryshme të vendit, veçanërisht në rajonet Himalaje të shtetit të Himachal Pradesh.
Situata mbetet e rrezikshme dhe për turistët që kanë mbetur të bllokuara në këto zona, tashmë nën ujë.
Ditët e fundit, Nju Delhi regjistroi në 24 orë nga 153 milimetra shi, një rekord për muajin korrik që kryeqyteti indian nuk e kishte regjistruar prej 40 vjetësh.
