Aktualisht në sistemin noterial janë në detyrë 410 noterë. Por predispozitat janë që ky numër të rritet. Me ndryshimet e para gjashtë viteve u reflektuan risi të cilat së fundmi po vërehen me problematika
Në projektligjin e shpërndarë aktorëve të interesuar propozohet që ndryshimi të llogaritet me frymë popullsie dhe nga 1 noter që sot shërben për 15 mijë banorë, të jetë 1 noter për 7 mijë banorë.
Ky sugjerim shpjegohet duke u krahasuar me çfarë afron ky shërbim publik në të cilin edhe sipas dhomës së noterëve nuk jepet vetëm për banorët rezidentë por edhe ndaj shtetasve të huaj që konsiderohen një trend në rritje.
Në shkresën që TCH disponon thuhet se është e pamundur të përllogaritet paraprakisht numri I klientëve , ndërsa shtohet se propozimet synojnë garantimin e aksesit të plotë të publiku
Fillimisht sugjerimet janë përcjellë nga dhoma e noterisë, por pritet që të ketë reagime
Por pika më e rëndësishme lidhet me kontrollin e noterëve, që pavarësisht se është profesion I lirë I nënshtrohet llogaridhënies. Në bordin e hetimit disiplinor propozohet që ministri të ketë kompetenca për pezullimin e noterit.
Top Channel