Detaje të reja nga konflikti që ndodhi dje në shkollën 9-vjeçare, Nimete Progonati në qytetin e Memaliajt.
Sipas dëshmisë së dhënë në stacionin policor të Memaliajt, bëhet e ditur se sherri mes dy grave shpërtheu në momentin kur S.K. pa mbesën e vet teksa doli nga klasa duke qarë.
Halla e nxënëses së 9 vjeçares ka shkuar dhe kontaktoi me mësuesen M.H. duke i kërkuar llogari se përse kishte ushtruar dhunë ndaj nxënëses, gjë që nuk ishte pohuar më parë prej vetë minorenes.
Mësohet se halla e të mituës e ka shtyrë dhe më pas e ka gërvishtur në fytyrë mësuesen e vajzës, dhe më pas e ka përplasur atë në tokë, duke i shkaktuar hematoma në krahë dhe në shpinë.
Pavarësisht thirrjeve për qetësimin e gjendjes, familjarja e nxënëses nuk është ndaluar, ndërsa mësuesja është drejtuar në polici ku ka bërë dhe denoncimin.
Në polici mësuesja M.H. ka thene se fëmija 9 vjeçar kishte shkuar në klasë pa bërë detyrat, dhe ajo i kishte kërkuar që të qëndronte përtej orarit, në mënyrë që ti bënte nën kujdesin e saj.
Kjo e ka prekur nxënësen pasi ishte e vetmja në klasë që u paraqit pa bërë detyrat çka u shoqërua me të qara. Agresorja S.K. pasi është pyetur në praninë e avokatit është lënë e lirë, ndërkohë që e mitura është pyetur në prani të psikologes.