Në kuadër të luftës kundër dhunës në familje Prokuroria e Elbasanit ka ndërmarrë një nismë të veçantë me qëllim sensibilizimin e grave dhe vajzave që janë pre e dhunës në familje. Me iniciativë të kryeprokurorit të rrethit Kreshnik Ajazi si dhe bashkëpunimin e stafit të prokurorisë Elbasan u përcoll një mesazh sensibilizues për dhunën në familje. Në mënyrë simbolike si homazh për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje hyrja e prokurorisë u “mbulua” nga këpucë të kuqe.

Përmes këtij mesazhi sensibilizues Prokuroria e Elbasanit synon ti përcjellë çdo gruaje a vajze që sot është në një situatë dhune , faktin se nuk është vetëm.

Të gjitha organet ligjzbatuese në vendin tonë do të jenë menjehere në ndihmë të çdo personi që është pre e një familjari apo bashkëshorti abuzues.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan fton çdo person të denonocojë dhunën në numrat pa pagesë 112, 129 ose online në komisariatin digjital .

ÇDO INDIVIDI QË DENONCON DHUNËN I RUHET ANONIMITETI.