Ndeshja e Kategorisë Superiore të moshave, Football Republic-Teuta, përfundoi me futjen e prindërve të futbollistëve në fushë të cilët u përplasen me njëri tjetrin dhe me lojtarët.
Ditën e sotme ka ardhur dhe ndëshikimi për përgjegjësit e dhunës, që janë ekipi i Football Republic. Ndeshja quhet e fituar në tavolinë për kundërshtarin.
Ekipit Football Republic do t’i zbriten 20 pikë, si edhe janë të detyruar të luajnë ndeshjet jashtë, sipas dënimit nga ana e FSHF-së.
Më 31 mars në ndeshjen Football Republic-Teuta, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë Superiore U-19, një penallti e dyshimtë e shndërruar në gol nga futbollistët e Fotball Republic solli dhunë dhe përplasje fizike në fushën e blertë.
(E.H/Faxweb.al)