Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë në ecje dhe për pasojë është djegur plotësisht në Vlorë. Gazetari i ABC News, Elton Nika, raporton se ngjarja ka ndodhur në Lungomare.
Sakaq, nga përfshirja e automjetit në flakë nuk ka persona të lënduar.
Dyshohet se automjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
