Dhunohet avokati Ergys Selmani ne Fier. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrës së avokatit pranë mjediseve të gjykatës së Fierit.
Mësohet se personi që e ka dhunuar Daniel Shkrela ka qenë në proces divorci e Selmani ka qene avokat i palës paditëse.
Debati ka qene i ashpër ne brendesi te zyres duke perfunduar ne pagosjen e Selmanit. Policia ka shkuar pranë vendit te ngjarje ndërsa mesohet se eshte identifikuar autori i plagosjes.
Nga ekspertet po merren kamerat e sigurise.
Avokati eshte shoqeruar per ndihme mjeksore ne mjediset e spitalit te Fierit.
Njoftimi i policise:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat.
Eshtë shpallur në kërkim shtetasi D. Sh dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.