Gazetari Adriatik Doçi është dhunuar pranë banesës së tij mesditën e sotme.
Policia e Kamzës bën me dije se një person ende i paidentifikua e ka goditur me grusht dhe më pas është larguar.

Forcat policore po punojnë për kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, në Kamzë, në rrugën “Bavaria”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht shtetasin A. D., 38 vjeç, me profesion gazetar, dhe më pas është larguar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5., në Kamzë, kanë administruar kallzimin e bërë nga gazetari A. D., dhe shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.