LEZHË – Drejtori i OSHEE-së në Tale të Lezhës, Edmir Përndreca është dhunuar nga disa persona.

Sipas policisë, Përndreca ka qenë duke lëvizur me makinë në momentin kur është goditur nga një mjet nga mbrapa.

Ai ka zbritur nga makina për të parë nëse mjeti kishte marrë dëmtime.

Në momentin që Përndreca ka dalë nga makina, kanë zbritur edhe personat që ndodheshin në makinën tjetër dhe e kanë dhunuar fizikisht.

Sipas asaj që mësoi Abc, Përndreca ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë.

Dhunuesi janë ende të lirë./

Policia ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë dhunuesit janë ende të lirë.