Një 51 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes dhe të birit.
P.I., ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në banesën e tyre në Xhafzotaj të Durrësit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin P. I., 51 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ora news