
Një 35 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Fierit.
Sipas informacioneve, mësohet se 35-vjeçari me iniciale M. C, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç.
Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe fëmijëve të saj të mitur, 14 dhe 15 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
