Një 29-vjeçar nga venezuela ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka dhunuar të dashurën e tij.

Policia e Sarandës, menjëherë pas denoncimit ka arrestuar në flagrancë 29-vjeçarin, ku dhe po kryen verefikimet dhe hetimet e mëtejshme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ch., 29 vjeç, banues në Venezuelë dhe me banim të përkohshëm në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.