Nga Forumi Ekonomik në Greqi, Rama ka folur në lidhje edhe me marrëdhëniet Kosovë- Serbi dhe dialogun mes tyre.

Rama tha se dialogu mes dy vendeve është një çështje që vazhdon të mbetet e madhe.

Kryeministri shtoi se edhe pse ende situata mes dy vendeve nuk është aty ku duhet, marrëdhëniet mes dy vendeve nuk kanë qenë njëherë më të mira, se kaq, duke theksuar se ka ende shumë për të bërë.

Dialogu Kosovë- Serbi është një çështje që mbetet ende e madhe. Dhe kjo do të thotë mbyllje e një konflikti.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë qenë njëherë më të mira se kaq, por ka ende shumë për të bërë.

Kur flitet për aspektin gjeopolitik dhe politik në BP, kemi një situatë komplekse. Janë 3 vende në NATO, por Shqipëria nuk ka fare influencë ruse, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia ka ndikim rus.

Ndërkohë, Kosova, Serbia dhe Bosnja në krahun tjetër. Kosova është si Shqipëria, ndërsa në Serbi dhe Bosnje ndikimi rus është shumë i madh.

Kjo është arsye sepse unë insistoj që pavarësisht varësisë, të gjashtë shtetet e BP, sido që janë kanë ndjekur dhe janë harmonizuar me organizatat ndërkombëtare dhe bëhet fjalë për sulmin rus në Ukrainë.

Fakti që Serbia nuk ka vendosur sanksione mund të jetë një pikë kthese, por duhet të tregohet shumë kujdes, sepse kjo mund të prish çdo gjë që është krijuar mes Serbisë dhe BE” tha Rama.