Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka replikuar në lidhje me deklaratat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me Vetingun për Sokol Sadushin.
Manja tha se se nuk replikon me zërat e botës së përtejme dhe se Berisha do e marrë përgjigjen për Dibrën me 6 mars.
“Doktor, në fakt kur flet ti ne kete salle dhe kerkon llogari per Dibren, me duket nje ze i vjeter nga bota e pertejme. Me zërat e botës së pertejme nuk replikoj. Jam gjenerate tjeter. Ne datë 6 mars do flasin vetë dibranet. Aty i kane kandidatët. Të zgjedhin kandidatin me të mirë”- u shpreh Manja në replikë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
