Territori i Shqipërisë do të vijojë të mbetet dhe sot në dominimin e masave ajrore të ngrohta.

Kthjellimet do të jenë prezente në pjesën më të madhe të ditës, ndërsa pasditja do të gjenerojë vranësira ku më të përqëndruara do të jenë në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C vlera minimale deri në 35°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgëzim 2 ballë.