Digjen sipërfaqe të konsiderueshme shkurresh dhe barishtesh në Librazhd, ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve parandalon përhapjen e tyre drejt banesave aty pranë

Një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe barishte është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen e nënstacionit në qytetin e Librazhdit.

Zjarrfikësja e Librazhdit ka arritur ta izolojë sipërfaqen e përfshirë nga flakët dhe ta stabilizojë situatën duke evituar përhapjen e tyre e drejt banesave.

Sipërfaqja e përfshirë nga flakët ishte toka bujqësore te papunuara. Bari i thatë dhe era kanë ndihmuar flakët të përhapjen me shpejtësi.

fax