Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në aksin rrugor “Levan-Gjirokastër”, në afërsi të fshatit Toç, dyshohet se për shkak të një defekti në pjesën e motorit, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, autobusi me drejtues shtetasin M. D., 49 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.