Erion Murataj PSD

Një ngjarje e rëndë është shënuar pra pak minutash në Bulqizë ku banesa e një pallati në lagjen e vjetër është përfshirë nga flakët.

Kanë qenë fqinjët të cilët kanë pikasur tymin e zjarrit qe po depërtonte nga dritaret të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje për fikjen e zjarrit.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e të  moshuarit nga banesa i cili ishte në gjendje të rëndë duke e dërguar drejt spitalit të Bulqizës.

Ende nuk dihen shkaqet e rëniës së zjarrit.