Zjarri në dhomën ku flinte i merr jetën një personi në Divjakë.

Policia thotë se shtetasi Ll. M., 60 vjeç ka humbur jetën, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Njoftimi:

Divjakë-  Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net