Foto ilustruese 

Një furgon është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes në Korçë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës  03:00, në lagjen nr. 17.

Furgoni në pronësi të shtetasit R.T, banues në Korçë ka qenë i parkuar në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/Abcnews.al/