Një 17-vjeçar është djegur aksidentalisht me një bombul oksigjeni në fshatin Radostinë të qytetit të Fierit. Dyshohet se i riu ishte duke luajtuar në ambientet e jashtme të banesës, në momentin që ai është djegur.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se 17-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në gjendje kritike për jetën.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punjnë për zbardhjen e rrethanave të saj.
Njoftimi i plotë i policisë: Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:00, në fshatin Radostinë, shtetasi E. F., 17 vjeç, dyshohet se duke luajtur në banesën e tij, është djegur aksidentalisht me një bombul oksigjeni, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.