Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Dëshiran të Elbasanit.
Mjeti drejtohej nga shtetasi A.A., 57 vjeç, dhe paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Si pasojë e zjarrit u shkaktuan vetëm dëme materiale, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes.
Në fshatin Dëshiran, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin që drejtonte shtetasi A. A., 57 vjeç. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Punohet për dokumentimin e shkakut të zjarrit, njofton polica.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.