Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët zyra e noterisë në qytetin e Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se flakët përfshinë noterinë në orën 03:30, ndërkohë zyra është në pronësi të Vasil Martinit.
Fatmirësisht është bërë e mundur shurja e zzjarrit duke shpangur kështu përhapjen e flakëve në bizneset pranë.
Asnjë person nuk ka mbetur i lënduar pasi në biznes nuk kishte njeri, ndërkohë që janë djegur vetëm dokumente me vlerë.
Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektike dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për zjarrin.