Në shqyrtimin e dosjes “Plumbi i artë” Gjykata e Posaçme nisi të dëgjojë dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej.
Sipas SPAK, Alibej akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e ViktorHaxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.
Prokurorët: Na trego për njohjen tuaj me bashkepunëtorët e tjerë të drejtësisë Nuredin Dumanin dhe Skerdi Tasin.
Alibej: Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i 2020. Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe Skyeç. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, pqr shkak të atentateve që na kiahin ndodhur në familje.
Arjani erdhi në Shqipëri. Arjani më tha se bahej fjalë për Dumanin që kiahte dashur të më takonte. Unë kisha hedhur fjalë, që për Talo Celën jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë për të ma sjellë të gjallë.
Do bëhej takimi me Nuredinin. Unë i dhashë një makinë Arjanit, ka qenë një Çlass i zi. Shkon e merr Nuredinin në Katund të ri. Ishte aksham. Vjen Nuredini. Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova fakte foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar.
Takimi zgjati 2 ore 48 minuta. E ka regjistruar gjitjë bisedën. E dëgjova për gjithcka. Ka qenë dhe Dorjan Shkoza më tha Nuredin që gjuajti nga ana tjetër. Nuk e njihja, ai ma tha për herë të parë.
Unë kam problemet e mia me ta. Nuk më interesojnë fare, unë jam vrasës me pagesë. Problemin unë i thashë që e kisha me Talo Çelën. Më interson vetëm ai. Unë i thashë që dua edhe vëllezërit Çopja, se e dija që ishin porositës të vrasjes së vëllait tim dhe Mikel Kamami. Ai më tha i bëjmë të gjitha
E pyeta çfarë do nga unë. Unë per çdo vrasje marr gjysmat e lekëve përpara. E pashë që nuk kishte telefon të enkriptuar. I thashë Arjanit, ky s’paska telefon të inkriptuar. Mbaja dhe telefona të tjerë. Kisha përshtatur nje Iphone 6 me SKY dhe e pajisa me të.