Prej disa ditësh qytetarët janë ngritur në protestë për rritjen e çmimeve.

Ajo që po ndodh, është se në krye të protestave po shihen eksponentë, njerëz të financuar nga Soros-i.

Mes emrave të lakuar që në këto ditë thuajse janë ‘vetëshpallur heronjë’ është dhe Adriatik Lapaj.

Lapaj nën petkun e aktivistit ka ngritur zërin fuqishëm kundër rritjes së çmimeve të energjisë, gazit dhe karburantit.

Por aludimet se Lapaj financohet nga Soros, në fakt janë më të hershme se kaq.

Në videon e mëposhtme që i përket datës 29 Maj 2015 Lapaj  është shfaqur hapur me Soros-in me miqtë e ngushtë të Ramës, duke marrë pjesë në fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë e Soros.

Jo vetëm video, por një fakt tjetër që tregon lidhjen e tij me Sorosin është adresa e tij në Linked in, që tregon se është pjesë e Fondacionit të Soros.