Ish-kryedemokrati, Sali Berisha ka përmendur detaje të reja lidhur me akuzat e tij ndaj Bashës të cilin e konsideron si “peng” të kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Basha kishte marrë pjesë në aferën korruptive të njohur si “Toyota Yaris” ku u gjetën miliona euro. 

Berisha kërkoi nga Basha që të dilte dhe të sqaronte aferën ku kishte marrë pjesë duke e akuzuar se kishte ndarë paratë me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën.

Fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Peng Basha, nëse Edi Rama apo cilido thotë një gjë që qëndron Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që Rama të ka përmendur ty Toyotën Yaris. Por është e vërtetë që ai e mban peng Bashën me Toyota Yaris. Prandaj peng Basha dil dhe sqaro aferën e toyeotës, ndave apo jo paratë me Taulant Ballën.

Na ngrihet një ditë në parlament dhe thotë se do vijnë Toyotat me 5 milionë euro. I thashë ti nga e di ktë, ma treguan tha. E cuditshmja është se euRot erdhën por nuk u kthyen. Më tha se ndiqeshin me GPS. Çudi i them unë, shumë cudi kjo punë. Tani eurot nuk u kthyen mbrapsht por erdhën direct në Durrës, 1 milionë e gjysmë më pak. Kanë ardhur disa herë hetuesit belgë dhe fshihet se nuk do ti takojë se hetohet. Nëse Rama ti përmend këto atëherë të ka marrë peng.