Dinamo rikthehet në Superligë pas 9 vitesh duke e nisur me fitore këtë aventurë në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar.https://e641cf6eb52e5792899ad44f60a53d0b.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Askush nuk do ta kishte menduar që blutë kryeqytetas do të gjenin rrugën e rrjetës pas rreth 40 sekondash përball Kastriotit në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Kamzës.
Cinedu, blerja e tyre e re është protagonist pasi edhe golin e dytë e shënon po ai, këtë herë edhe më bukur, në limitet e pozicionit jashtë loje sipas sistemit VAR që korrigjoi anësorin i cili më parë kish ngritur flamurin për ofsside.Me këto shifra 2-0 u mbyll pjesa e parë dhe i gjithë takimi. Përpjekjet e skuadrës krutane ishin të shumta në pjesën e dytë duke ju afruar golit, por në disa raste nuk e lejoi topin të shkonte në rrjetë Harizaj, në një tjetër rast shtylla.
Edhe Kukësit ka fituar përball debutuesëve të Egnatias në këtë javë të parë të këtij edicionit të Superligës. Në ndeshjen e zhvillua në Rrogozhinë, Verilindorët shënuan 2 gola në 45 minutat e para dhe aty e mbyllën gjithçka.
Top Channel