Dalin fotot e para të Behijes së shumë pritur. Do të jetë e talentuara Melisa Koduzi aktorja më e re e filmit Dine Beu. Melisa është vetëm 18 vjeçe, por është një e re mjaft e angazhuar në fushën e gazetarisë, kinematografisë dhe aktivizimit social. Dine Beu është një projekt bazuar në ngjarje reale e ndodhur para 100 vjetësh në qytetin e Elbasanit. Një histori dashuria që pati jehonë të paimagjinueshme në atë kohë me një fund mjaft tragjik për çiftin.
Enes Molla është regjisori, skenaristi dhe aktori kryesor i filmit. Ai është i apasionuar pas filmave dhe muzikes se vjeter, në të njëjtën kohë dhe pas traditave të Elbasanit. Enesi me këtë film është në përfundim të një ëndrre të shumëpritur dhe kudo flet me pasion për krijesën e tij artistike.
Besnik Ademi, duar-arti i fotografisë, me vizionin e tij i ka dhene profesionalizem duke pasqyruar me mjeshteri Elbasanin e 1920. Nuk i pëlqen ta quajnë drejtor fotografie, dhe pse ka bërë punë kolosale me kamerën dhe montazhin, por modestia e karakterizon në çdo pjesë të punës.
Kejdi Musta, talenti i muzikës, kompozitori brilant ka shumëfishuar emocionet e skenave intensive të “Dine Beut”.
Hekuran Sinani, Gjergj Nikaj, Klevis Çapja, Aldrit Kopliku, Median Hoxha, Alfred Cekja, Iris Shabani e mjaft të tjerë kanë luajtur në mënyrë mjaft profesionale duke e përjetuar cdo skenë me entusiazëm, duke qenë detajista dhe pa asnjë kompromis me mungesën e cilësisë.
Dhe të fundit në listë, por jo nga rëndësia, pasi janë lezeti më i bukur i filmit, dy aktorët e adhurueshëm me të ardhme të sigurtë për shkak të talentit që zotërojnë. Erisa Ademi dhe Xhon Abazi kanë luajtur në mënyrë perfekte.