Disa njerëz flenë duke mos i mbyllur plotësisht sytë. Kjo njihet si nocturnal lagophthalmos (lagophthalmos e natës). A është serioze?
Lagopthalmos zakonisht shkaktohet nga problemet me nervat ose muskujt në fytyrë që e bëjnë të vështirë mbajtjen e syve plotësisht të mbyllur. Ja disa nga shkaqet:
– paraliza Bell
– trauma ose dëmtime
– goditje në tru
– sëmundje neuromuskulare
– gjendje autoimune
– infeksione (sëmundja Lyme, lija e dhenve, poliomelit etj)
Por, disa njerëz mund të flenë me sy hapur për shkak të dëmtimit fizik të qepallave. Kirurgjia e qepallës ose plagët nga djegiet ose lëndimet e tjera mund të dëmtojnë qepallën dhe ta bëjnë atë më pak të aftë të mbyllet plotësisht.
Për disa të tjerë, nuk ka ndonjë arsye specifike dhe serioze. Mund të jetë edhe e trashëgueshme. Më rrallë, qerpikët e trashë mund të bëjnë që dikush të mos i mbajë dot mbyllur plotësisht sytë gjatë natës.
Fjetja me sytë hapur zakonisht nuk është serioze. Mirëpo nëse zgjohni me sy të thatë, keni dhimbje, skuqje ose shikim të paqartë, duhet të vizitoni mjekun.