Disa fshatra në Maliq po përballen me mungesë të furnizimit me energji elektrike si pasojë e këputjeve të telave.

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë bërë që dy pemë të rrëzohen në aksin rrugor Drithas-Libonik, për pasojë morën me vete edhe telat që shërbenin për furnizimin me energji.

Ende me këtë problematikë po përballen Rëmbeci, Ormani, Tërova dhe Sheqeras, përfshirë disa fshatra të thellë.

Rruga ku u rrëzuan pemët u hapën, por sërish nuk është arritur rikuperimi problemit.

Top Channel