Rreth 200 biznese amerikane janë goditur nga një sulm kibernetik që sipas autoriteteve është një sulm kolosal.
Huntress Labs tha se sulmi kishte në shënjestër kompaninë e IT-së me bazë në Florida dhe më pas u përhap në disa kompani të tjera që përdornin softuerin e saj.
Huntress Labs tha se sulmi mund të jetë bërë nga banda e Ransomware REvil e lidhur me Rusinë. Ndërkohë Agjencia e Sigurisë dhe Infrastrukturës Kibernetike e SHBA, ka deklaruar se kishte nisur hetimet për të zbuluar autorët e sulmit.
Kompanitë e prekura nga sulmi kibernetik u ka bërë thirrje klientëve që të kenë kujdes. Ende nuk është e qartë se cilat kompani specifike janë prekur, ndërkohë një përfaqësues i Kaseya i kontaktuar nga BBC nuk pranoi të jepte detaje.
/tvklan.al