Erion Murataj PSD

Dy persona janë vënë në pranga, teksa disa të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë në Fier. Gjatë orëve të fundit janë regjistruar tre raste dhune në familje, të cilat çan në arrestimin e dy persona dhe një tjetër nën hetim.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 37 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka goditur me grushte, kushëririn e tij, si dhe i ka dëmtuar dyqanin.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier: -arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte dhe me send të fortë, xhaxhanë e tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. H., 51 vjeç dhe F. N., 32 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur një 37-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 74 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij“, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.