Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot me Kryesinë e tij. Në këtë takim po diskutohet për kandidaturat për zgjedhjet e 14 majit.
Ndërkohë gazetari Osman Stafa tha për “BalkanWeb” se pas kësaj mbledhjeje, Alibeaj do të zhvillojë një takim edhe me grupin e deputetëve.
“Grupi i Kryesisë është i ndarë në dy pjesë me disa që mendojnë se duhet të garojnë vetëm me Këshilla Bashkiakë. Por ka një grup tjetër të Kryesisë që mendojnë se PD duhet të ketë kandidatët e saj në 14 maj dhe se qytetarët duhet të vendosin. Në fokus gjithashtu do te jetë hyrja në zgjedhje me kandidatë apo vetëm për Këshilla Bashkiakë, janë këto dy forma që po diskutohet në mbledhjen e Kryesisë dhe që do të diskutohen më pas me grupin parlamentar. Po ashtu koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i kanë kandidatët e tyre të dalë nga procesi i primareve”, tha ndër të tjera gazetari Osman Stafa.