Në Ditën Botërore të viktimave të aksidenteve rrugore, ditën e sotme janë organizuar një sërë aktivitetesh. Berat,Kuçovë e Skrapar.Nxënësit e shkollave 9-vjeçare e të mesme,të veshur me jelekët e policisë,kanë dalë në rrugë duke ndaluar drejtuesit e mjeteve dhe duke i këshilluar ata për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.Shefi i Qarkullimit Rrugor të qarkut Berat, Ali Yzeiri ka pohuar se,qëllimi i aktiviteteve të sotme, në Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave të aksidenteve rrugore,ka qënë sensibilizimi i i nxënësve për njohjen e sinjalistikës rrugore,mënyra e dhënies së ndihmës së shpejtë,rregullat për zbritjen nga mjetet dhe kalimin e rrugës etj. Yzeiri ka bërë apel të fortë për sistemimin e sinjalistikës rrugore (verrikale dhe horizontale) si dhe vendosjen në rrugë të barrierave,ose siç njihen ndryshe “policat e sheshtë”.
“Edhe pse gjatë këtij viti numri i viktimave tē aksidenteve rrugore është ulur në krahasim me një vit më parë,numri i të plagosurve është rritur me 5%.Ne kemi kërkuar nga të pesta bashkitë e qarkut Berat që të rinovohet sinjalistika horizontale e vertikale në të gjithë qarkun si dhe të vendosen në akset problematike pengesat”-,ka thënë Yzeiri.
Ai ka deklaruar se ndërgjegjësimi mbi rregullat e qarkullimit rrugor duhet të fillojë që në shkollë fillore,në mënyrë që të gjithë fëmijët të marrim edukatën rrugore.Ali Yzeiri ka konfirmuar se,në akset problematike dhe në pikat e errëta policia rrugore e Beratit ka vendosur Njësi operacionale,të pajisura me Radar.