Në ditën e 24 të luftës mijëra njerëz tashmë kanë lënë Ukrainën duke u strehuar në vendet fqinje.
Rusia e papërgatitur për rezistencën e ukrainasve, nuk ka mundur të sulmojë Kievin. Rrugët kryesore i ka të bllokuara, siç raportohet nga Ukraina.
Nga ana tjetër Ukraina pretendon se i ka shkaktuar humbje të mëdha Rusisë, duke deklaruar se i ka vrarë edhe gjeneralin e pestë.
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Kinën që të mos i japë Rusisë pajisje ushtarake, në një telefonatë me presidentin Xi Jinping.
Zelensky thotë se 130 persona janë shpëtuar nga bodrumet e teatrit që u bombardua në Mariupol të mërkurën, por 1,300 të tjerë mbeten ende të bllokuar.Ushtria ruse e pozicionuar në në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev po merr masa për t’u mbrojtur. Disa imazhe imazheve satelitore të Maxar Technologies, tregojn se si ushtria ruse është duke gërmuar për të ndërtuar mbrojtje rreth armëve të saj ushtarake në Kiev. Pajisjet ushtarake shtesë ruse dhe ndërtime mbrojtjeje janë parë gjithashtu në fshatrat Zdvyzhivka dhe Berestyanka.
Një toger ushtarak rus u vra në qytetin ukrainas të Chernobayevka pas një sulmi artilerie. Lajmin e ka dhënë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook. Në postim, thuhet se gjenerali është Andrei Mordvichev, komandanti i Ushtrisë së 8-të të Kombinuar të Armëve të Qarkut Ushtarak Jugor të Forcave të Armatosura Ruse.
/abcnews.