29 Nëntori është përkujtuar sot edhe në Elbasan.
Lufta e ashpër Nacional Çlirimtare që bën shqiptarët për liri vrau shumë prej tyre. Ky 29 Nëntor gjen në jetë shumë pak prej atyre që kanë dhënë kontributin në çlirimin e atdheut.
Njëri nga ata është ky i moshuar! Haxhi Murataj, sot mban mbi shpatulla 93 vite jetë dhe është ndoshta nga të paktit partizanë që është ende gjallë dhe që mes lotësh kujton shokët që i kanë rënë dëshmorë. Në duar mban ende fotot me veshjen partizane si një dëshmi se lufta ka ndodhur dhe ata kanë jetuar një kohë tmerri. Edhe pse me origjinë nga qyteti i Mallakastës Haxhi Murataj ka shërbyer si officer për rreth 40 vite në Elbasan dhe këtë e thotë me krenari.
Në këtë ditë nuk kanë munguar as familjarë të atyre që kanë rënë në krye të detyrës . Kjo nënë sot kujton djalin e saj poli ci cili ka rënë dëshmor.
Të tjerë kujtojnë se s ii kanë humbur të afërmit në atë luftë të përgjakshme që mori jo pak jetë .
Shumë qytetarë të tjerë ishin të pranishëm për të përcjellë urimet e tyre për këtë ditë të rëndësishme të kombit shqiptar./egnatia news