Kryeministri Edi Rama ka nisur dje një ballafaqim me të gjithë kryebashkiakët e vendit, për punën që ata kanë bërë gjatë tre viteve të detyrës së tyre dhe çfarë do bëjnë tashmë që kanë dhe një vit kohë deri në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Takimi ka nisur dje dhe do të vazhdojë dhe sot në qytetin e Pogradecit. Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka ndarë këtë mëngjes një foto me Edi Ramën, teksa të dy shfaqen duke biseduar e pirë kafe.
“Kafe mengjesi me Kryeministrin ne Pogradec”, shkruan Ndreu. Ai ishte ndër kryetarët e bashkive që u vlerësua dje publikisht nga Rama përballë kolegëve të tjerë socialistë, për punën që kishte bërë në Lezhë.
“Është krenari që PS sot drejton Lezhën po të shikojmë nivelin e higjienës në plazh dhe po të shikojmë nivelin e kënaqësisë që kanë ata që pushojnë në gjithë vijën bregdetare të Lezhës, për shkak të punës shembullor që bën bashkia dhe kryetari i bashkisë në këtë rast.”